BOMBA E JANARIT: Dani Olmo transferohet te gjiganti italian

Lajm bombastik, Dani Olmo transferohet në Serie A.

Mesfushori spanjoll, Dani Olmo është njëri nga lojtarët më të kërkuar saherë që afrohet merkato.

Spanjolli po shkëlqen këtë sezon me RB Leipzig duke realizuar 5 gola dhe 1 asistim në 4 ndeshje të luajtura.

Olmo ka pësuar një lëndim në gju muajin e kaluar, por pritet që së shpejti të rikthehet të luajë me Leizpig.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se gjiganti italian synon transferimin e Olmos në merkaton e janarit.

Sipas Calciomercato, Juventus synon transferimin e Olmos dhe Biankonerët janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit.

Olmo ka kontratë me Leipzig deri në vitin 2027 dhe klubi gjerman sipas të gjitha gjasave do ta pranojë ofertën e Juventusit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here