Revolucion te Interi, Investcorp sjell trajnerin e madh

Tifozët e Interit në qiellin e shtatë, zbulohet plani i Investcorp.

Javët e fundit është raportuar se familja Zhang ka vendosur ta nxjerr në shitje Interin dhe se një fond nga Lindja e Mesme ka ofruar 1.3 miliardë euro.

Tuttosport, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se fondi nga Lindja e Mesme që synon blerjen e Interit është Investcorp.

Fondi nga Bahraini ka shfaqur interesim edhe më parë për blerjen e Interit, pas dështimit për ta blerë Milanin.

Calciomercato, ka shkuar edhe më tutje duke zbuluar planin ambicioz të Investcorp.

Sipas Calciomercato, Invesctorp synon që pas blerjes drejtimin e skuadrës t’ia besojë një trajneri të madh.

Në listën e Investcorp janë: Jurgen Klopp, Antonio Conte, Diego Simeone dhe Jose Mourinho.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here