Oferta faraonike ka arritur, Nicolo Barella largohet nga Interi.
Nicolo Barella ishte njëri nga lojtarët më të mirë te Interi sezonin e shkuar. Mesfushori italian realizoi 9 gola dhe 10 asistime në 52 ndeshje të luajtura, ndërsa këtë sezon ka realizuar vetëm 1 asistim në 10 ndeshje.
Barella ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2026, por sipas raportimeve të fundit 26-vjeçari mund të largohet nga Interit në merkaton e janarit.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Newcastle synon transferimin e Barellas në merkaton e janarit dhe për kartonin e tij janë të gatshëm të ofrojnë 90 milionë euro.
Te Newcastle dëshirojnë që të krijojnë një treshe në repartin e mesfushës me Barella-Tonali-Guimares.
Magipes e mposhtën PSG në Champions dhe në rast se e kalojnë fazën e grupeve janë të gatshëm të bëjnë çmendurinë për Barellan.
Barella konsiderohet si i paprekshëm, por një ofertë të tillë zikaltërit vështirë se do ta refuzojnë.