Dridhet stoli i Inzaghit, Inter ka gjetur trajnerin e ri

Lajm bombastik nga Italia, e ardhmja e Inzaghit te Interi në pikëpyetje.

Inter e ka humbur kreun e Serie A pas barazimit të dytë këtë sezon. Zikaltrit shpërdoruan epërsinë prej dy golave ndaj Bolonjës në xhiron e 8-të.

Edhe pse Inter e nisi sezonin furishëm duke e mposhtur Milanin me rezultat 5-1, skuadra e Inzaghit ka shënuar një rënie në formë në ndeshjet e fundit duke rikthyer problemet e sezonit të shkuar.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se drejtuesit e Interit nuk e përjashtojnë mundësinë e shkarkimit të Inzaghit.

Drejtuesit zikaltër nuk janë të kënaqur me rezultatet e Inzaghit edhe pse kanë krijuar një skuadër kompetitive në të gjitha repartet.

Sipas Calciomercato, në rast se Inzaghi vazhdon t’i përsërisë gabimet, drejtuesit e Interit do ta rikthejnë në stol Antonio Conten.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here