BOMBA E JANARIT: Thiaw largohet nga Milani për €60m

Oferta tunduese ka arritur, Thiaw largohet nga Milani.

Qendërmbrojtësi gjerman, Malick Thiaw shkëlqeu sezonin e shkuar duke u shndërruar në njërin nga lojtarët kyç te Milani.

Thiaw e ka nisur shkëlqyeshëm edhe sezonin e ri dhe për momentin renditet në pozitën e parë në Serie A me Milanin.

Gjermani ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij dhe sipas raportimeve të fundit mund të largohet nga Milani në merkaton e janarit.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Liverpooli synon transferimin e Thiaw në janar dhe Reds janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro.

Klopp nuk është i kënaqur me repartin e mbrojtjes dhe ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Thiaw.

Milan e bleu gjermanin për 8 milionë euro nga Schalke dhe Rosonerët vështirë se do ta refuzojnë ofertën e Liverpoolit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here