Kryevepër nga Marotta: Inter transferon mesfushorin 35 milionësh me kosto zero

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Inter ishte skuadra më aktive gjatë merkatos së verës duke kryer plot 11-të përforcime.

Arkitekti i Interit të ri, Beppe Marotta edhe këtë verë arriti të sigurojë transferime me kosto zero si Thuram, Cuadrado dhe Alexis Sanchez, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar bombën për merkaton e verës së vitit 2024.

Sipas Calcio Mercato, Marotta verën e ardhshme synon ta sjell te Interi mesfushorin e West Ham, Tomas Soucek.

Soucek po shkëlqen këtë sezon me West Ham duke realizuar 4 gola dhe 1 asitim në 10 ndeshje të luajtura.

Mesfushorit çek i skadon kontrata në fund të sezonit dhe Marotta synon që të arrijë që në janar ta bind 29-vjeçari ti bashkohet zikaltërve verën e ardhshme.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here