Nuk ka fund skandali në Itali me lojtarët që vendosin baste në mënyrë të paligjshme në faqe interneti pirate, edhe për skuadrat e tyre, në kundërshtim me të gjitha rregulloret.
Paparaci i njohur Fabricio Corona, pasi ka folur për Fagioli, Tonali dhe Zaniolo, sot nëpërmjet faqes së tij në internet ka zbuluar identitetin e një futbollisti të katërt.
Portali “Dillinger News” ka bërë të ditur se emri i katërt për të cilin do fillojë hetim nga policia italiane është ai i Nikola Zalevskit, futbollistit polak të Romës, i cili gjithashtu është mes atyre që frekuentojnë rregullisht faqet e paligjshme të basteve duke vendosur shuma të rëndësishme.
Zalewski është nën hetim pasiqë dyshohet se ka vënë bast se do të ndëshkohet me karton të verdhë në ndeshjen ndaj Salernitanës.
Polaku u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 94-tërt pas një ndërhyrjeje ndaj kundërshtarit.
🚨| Zalewski would have BET on his YELLOW CARD in the Roma – Salernitana match on May 22nd.
[Liberoquotidiano]
This is the yellow card that he took on that game. pic.twitter.com/g2iWmIlRgm
— Red Card Alert (@collinabanter) October 13, 2023