Arrihet marrëveshja, Milan siguron goditjen e parë për merkaton e janarit

Milan ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.

Milan është rikthyer në krye të Serie A me dy pikë më tepër se Interi, pas fitores me Genoan në transfertë.

Pas 8 ndeshjeve të luajtura Rosonerët janë në krye të Serie A, ndërsa drejtuesit po punojnë dhe po monitorojnë profilet që mund t’i dhurojnë trajnerit Pioli në janar.

Sipas Calciomercato, Milan synon transferimin transferimin e mbrojtësit të Real Betis, Juan Miranda dhe Rosonerët kanë arritur tashmë marrëveshje personale me spanjollin.

Miranda-s i skadon kontrata me Betis në fund të sezonit dhe tani mbetet që të arrihet marrëveshja mes klubeve.

Vlera e Miranada në treg është rreth 9 milionë euro ndërsa Milan, pritet të paguaj 3-4 milionë euro për kartonin e spanjollit në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here