BOMBA E JANARIT: Milan transferon yllin e Realit

Milan ka gati goditjen e madhe.

Milan është rikthyer në krye të Serie A me dy pikë më tepër se Interi, pas fitores me Genoan në transfertë.

Pas 8 ndeshjeve të luajtura Rosonerët janë në krye të Serie A, ndërsa drejtuesit po punojnë dhe po monitorojnë profilet që mund t’i dhurojnë trajnerit Pioli në janar.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se Milan synon transferimin e yllit të Real Madrid, Arda Guler, në merkaton e janarit.

Mediat spanjolle, raportojnë se Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për futbollistin turk.

Guler u transferua te Reali gjatë verës, por ende nuk ka debutuar me Los Blancos, pas problemeve me lëndimet.

Ai ka pësuar dy lëndime gjatë stërvitjes, gjë që ka shqetësuar drejtuesit e Realit dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani. Mbetet ta shohim nëse Reali do ta lërë të lirë futbollistin turk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here