BOMBA E JANARIT: Arda Guler transferohet në Serie A

Lajm bombastik nga Spanja, Arda Guler te gjiganti italian.

Talenti turk, Arda Guler, bëri bujë të madhe verën e kaluar kur iu bashkua Realit për 20 milionë euro.

Për Guler ishin në garë disa gjigantë europian, por në fund turku zgjodhi Reali. 18-vjeçari nuk e ka nisur mirë aventurën në Madrid, pasiqë ka pësuar dy lëndime, duke ia pamundësuar debutimin me Los Blancos.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se Milan synon transferimin e yllit të Real Madrid, Arda Guler, në merkaton e janarit.

Mediat spanjolle, raportojnë se Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për futbollistin turk. Mbetet ta shohim nëse Reali do ta lërë të lirë futbollistin turk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here