Pas suksesit me Thiaw, Milan transferon një tjetër yll nga Schalke

Milan për shopping te Schalke.

Milan është rikthyer në krye të Serie A me dy pikë më tepër se Interi, pas fitores me Genoan në transfertë.

Pas 8 ndeshjeve të luajtura Rosonerët janë në krye të Serie A, ndërsa drejtuesit po punojnë dhe po monitorojnë profilet që mund t’i dhurojnë trajnerit Pioli në janar.

Sipas Sky Sport, Milan synon transferimin e mesfushorit të Schalke, Assan Ouedraogo.

Ouedraogo është mesfushor ofanziv, por mund të luajë edhe nga krahu i majtë i sulmit.

Falë paraqitjeve të mira, 17-vjeçari ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve gjerman, ndërsa në garë për të është përfshirë edhe Milani.

Rosonerët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Schalken pas transferimit të Thiaw dhe synojnë të arrijnë marrëveshje me klubin gjerman që në merkaton e janarit.

Për kartonin e Ouedraogo, Milan do të paguaj më së paku 10 milionë euro, ndërsa 17-vjeçari do të qëndrojë te Schalke në huazim deri në fund të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here