Fabrizio Corona lëshon bombën e rradhës: Tek Interi ka një futbollist homoseksual

Skandali në Itali duket se nuk ka fund, me fotografin e njohur Fabrizio Corona që vazhdon të trondisë me deklaratat e tij.

Pas situatës kaotike me futbollistë të shumtë të përfshirë në baste, Corona ka bërë serish bujë me një deklaratë kompromentuese në lidhje me futbollin italian.

Gjatë një interviste me Valerio Stafeli në “Striscia La Notizia”, Korona pretendoi se dinte identitetin e një futbollisti homoseksual brenda ekipit të Interit.

Edhe pse nuk e bëri të ditur emrin e lojtarit në fjalë, deklarata e tij tronditi opinionin publik, duke ngritur pikëpyetje për homoseksualitetin në radhët e skuadrave italiane të futbollit.

“Unë kisha përmendur tashmë një emër në kanalin tim në Telegram”, deklaroi Corona gjatë intervistës.

“Është një futbollist i Interit, por nuk mund të them më shumë përndryshe do të më futni në telashe. Besoj se në të gjitha klubet e futbollit ka futbollistë gay, por askush nuk e pranon”, u shpreh Corona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here