“Haaland-i i ri”: Milan transferon në janar sulmuesin për të cilin po flet e gjithë Europa

Merkato e janarit do ta shikojë Milan-in të punojë për të marrë një sulmues të ri për ta vënë në dispozicion të Stefano Pioli-t për gjysmën e dytë të sezonit.

Duket se milanezët kanë vënë në shënjestër Benjamin Sesko, sulmues slloven i datëlindjes 2003, në pronësi të Leipzig.

Antonio D’Ottavio dhe Geoffrey Moncada e ndjekin që kur luante me të rinjtë e Salzburg-ut, por që në atë kohë kërkesat ishin shumë të larta.

Për të siguruar 17-vjeçarin Sesko, në fakt, Leipzig pagoi 5 milionë euro dhe e la në huazim te Salzburg-u. Mund të jetë sulmuesi ideal për Milan-in e Redbird.

Pavarësisht se është vetëm 20 vjeç, sulmuesi i ri ka luajtur 6 ndeshje dhe ka shënuar dy gola në Bundesliga, dhe dy ndeshje me një gol në Champions League.

Dy vite më parë Milan-i është takuar me menaxherët e Sesko-s me synimin përtë nisur negociatat, por në fund nuk u bë asgjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here