Skandali nuk ka fund: Trajneri i gjigantit italian i përfshirë në baste, dalin pamjet (VIDEO)

Skandali me bastet në Itali duket se nuk ka fund, me fotografin e njohur Fabrizio Corona që vazhdon dhe të zbulojë emra të tjerë të përfshirë.

Pas situatës kaotike me futbollistë të shumtë të përfshirë në baste, Corona ka bërë serish bujë me lajmin e tij të fundit.

Sipas Fabrizio Corona-s, i përfshirë në skandalin e basteve është edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

Corona ka publikuar pamje të Allegrit i cili është parë në një kazino në Montecarlo duke vënë bast shuma të mëdha.

Përveç kësaj, sipas Fabrizio Coronës, Allegri ka vënë baste për ndeshjet e Serie B nëpërmjet një miku të tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here