BOMBA E JANARIT: Dembele huazohet te gjiganti italian

Lajm bombastik, Ousmane Dembele transferohet në Serie A.

Sulmuesi francez, Ousmane Dembele, verën e kaluar bëri bujë të madhe kur vendosi të largohet nga Barcelona dhe ti bashkohet PSG për 50 milionë euro.

Por Dembele nuk a ka nisur aspak mirë aventurën e tij në Paris, pasiqë në 10 ndeshje të luajtura nuk ka realizuar asnjë gol.

Dembele është në qendër të kritikave nga tifozët e PSG dhe në janar pritet të largohet nga Parku i Princave.

Interesim për Dembelen, kanë shfaqur disa skuadra të Premier League, ndërsa sipas Calciomercato, interesim për francezin ka shfaqur edhe Milani.

PSG preferon huazimin e Dembeles dhe Rosonerët synojnë të përfitojnë nga kjo mundësi.

Drejtuesit e Milanit besojnë se Dembele mund ta gjejë formën e duhur në San Siro dhe se do të ishte një super përforcim për repartin e sulmit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here