BOMBA E JANARIT: Diaz rikthehet në Serie A, por te rivalët e Milanit

Lajm bombastik, Brahim Diaz rikthehet në Serie A.

Mesfushori spanjoll Brahim Diaz, që aktualisht luan me Real Madrid në La Liga, ka shprehur dëshirën të rikthehet te Milan, skuadër me të cilën luajti tri sezonet e fundit. 24-vjeçari ishte në huazim me kuqezinjtë, por këtë verë u rikthye në Madrid.

Por përgjatë këtij sezoni, deri më tani, Diaz është aktivizuar me pikatore nga trajneri Ancelotti dhe në total mezi ka grumbulluar 200 minuta në fushë (edhe 1 gola në kampionat). Shumë pak për një lojtar që ishte mësuar të luante si titullar me Milan.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Reali planifikon tia ofrojë kartonin e Diaz rivalëve të Milanit.

Sipas Calciomercato, Reali synon transferimin e Lautaro Martinez në merkaton e janarit dhe Los Blancos janë të gatshëm tia ofrojnë Interit kartonin e Diaz dhe 80 milionë euro.

Inter vështirë se do ta pranojë ofertën e Realit, pasiqë zikaltrit do ta linin të lirë Lautaron vetëm në rast se arrin një ofertë mbi 100 milionë euro në para.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here