E fundit: Merret vendimi final për Tonalin pas skandalit me bastet

    Sandro Tonali ishte një nga futbollistët e përfshirë në skandalin e basteve në Itali.

    Ashtu si Fagioli e Zaniolo, mesfushori kishte hapur një llogari në platforma të jashtëligjshme ku vendoste baste për ndeshjet e futbollit, madje edhe në sfidat ku luanin ish-skuadrat e tij si Milani apo Brescia.

    Së fundmi, mediat italiane zbulojnë edhe masën e dënimit që e pret lojtarin që aktualisht është pjesë e Newcastle. Tonali pritet të pezullohet për 10 muaj nga futbolli dhe në këtë formë humbet pjesën e mbetur të sezonit si dhe Europianin që zhvillohet në Gjermani.

    Nga ana tjetër, për tetë muaj, mesfushori do të jetë i detyruar të ndjekë një plan rehabilitimi për varësinë ndaj bixhozit. Ky pezullim pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet edhe nga ana e Federatës Italiane të Futbollit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here