Tension te Milani, Pioli përplaset me yllin e skuadrës

Humbja me rezultat 3-0 nga Paris-Saint-Germain në Ligën e Kampionëve ka lënë shije të hidhur në ekipin e Milanit, aq sa raportohet se ka pasur një përplasje të ashpër ndërmjet trajneri Stefano Pioli dhe kapitenit të skuadrës Davide Calabria menjëherë pas ndeshjes.

Probleme e mëdha në skuadrën kuq e zi i dëshmon edhe fakti se ata nuk kanë shënuar gol për pesë ndeshje radhazi të Ligës së Kampionëve, diçka që asnjë skuadër italiane nuk e kishte bërë më parë.

Calabria u inkuadrua në lojë nga pankina në pjesën e parë për të zëvendësuar Malick Thiaw, i cili ishte me karton të verdhë, por nuk ishte në gjendje të parandalonte golat nga Randal Kolo Muani dhe Kang-in Lee që pasuan atë të Kylian Mbappes.

Kur foli me “Mediaset” pas humbjes, Calabria ishte dukshëm i zemëruar me performancën dhe i pa gjërat në një mënyrë shumë të ndryshme nga trajneri i tij.

“Ne e dinim që ky grup do të shkonte deri në fund. Ne jemi këtu. Çdo ditë shkojmë në Milanello dhe punojmë në mënyrë që të luajmë këto lojëra. Nëse duam të vazhdojmë në Ligën e Kampionëve, atëherë duhet të përveshim mëngët. Kushdo që nuk beson të qëndrojë në shtëpi.”, tha kapiteni.

Kur këto komente iu treguan Piolit, trajneri nuk ishte aspak i kënaqur me qasjen që kishte bërë kapiteni i tij.

“Ai ka gabuar që e tha këtë. Nuk ka njeri që punon në Milanello pa fokusin apo intensitetin e duhur. Mund të ndodhë në tensionin e momentit, por nuk mund të flas kështu pas një ndeshje të tillë. Ajo që përgatitëm gjatë javës është ajo që treguam sot, vetëm se na mungonte cilësia në momente të caktuara, duke i bërë gabimisht disa pasime vendimtare”, theksoi Pioli.

Milani mbetet pa pikë pas tri ndeshjeve në grupin F duke e rrezikuar kështu kalimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here