Kryevepër: Shijojeni edhe njëherë pasimin fantastik të Asllanit (VIDEO)

Interi triumfon me rezultatin minimal 1-0 ndaj Romës dhe rimerr kryesimin e kampionatit, me 25 pikë të grumbulluara në 10 javët e par atë kampionatit.

Vëmendja maksimale ishte te Romelu Lukaku, që u rikthye si kundërshtar dhe për 90 minuta u kontestua nga bilbilët e tifozerisë, që u përpoqën t’ia bëjnë një ferr të vërtetë.

Nga ana tjetër, në kampin zikaltër vendosi pikërisht zëvendësuesi i belgut, Marcus Thuram, që shtyu në rrjetë topin në minutën e 81-të, pas një aksioni që nisi nga këmbët e Kristjan Asllanit dhe vijoi me një asist perfekt të Dimarcos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here