Ndalohen bilbilat, nuk ka problem! Tifozët e Interit kanë gjetur një mënyrë kreative për t’ia bërë ferr rikthimin Lukakut 😱

Tifozët më besnikë të Interit “Curva Nord” paralajmëruan që “tradhtari” Romelo Lukaku do të pritej me fishkëllima nga bilbilat në ndeshjen Inter-Roma, që luhet të djelën në orën 19:00.

Skenari ka ndryshuar, pasi në “San Siro” nuk do të lejohet që tifozët të kenë bilbil me vete.

Një vendim që nuk është mirëpritur aspak nga “Curva Nord” që përmes rrjeteve sociale shkruan: “Edhe një abuzim. Ligji nuk është i njëjtë për të gjithë”.

Vendimi për të ndaluar bilbilat në stadium është marrë pas një ankese të paraqitur nga klubi i Romës në prag të kësaj sfide.

Por fansat e Interit kanë gjetur një mënyrë kreative për tia bërë ferr rikthimin Lukakut në Meazza.

Në rrjetet sociale tifozët e Interit janë organizuar që ta instalojnë aplikacionin “Whistle”, aplikacion ky që riprodhon zërin e bilbilit.

Tingulli nuk është aq i mprehtë sa ai i një bilbili të vërtetë, por zhurma është ende domethënëse, veçanërisht nëse ky aplikacion do të shkarkohej dhe përdorej nga mijëra tifoz të pranishëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here