Arrihet marrëveshja, Inter siguron goditjen e parë për 2024 me kosto zero

Inter siguron super goditjen me parametra zero.

Pavarësisht se merkato është mbyllur, drejtuesit zikaltër po punojnë dhe po monitorojnë profilet që mund t’i dhurojnë trajnerit Inzaghi.

Ideja e fundit e Marottas dhe Ausilios luan në Ligue, më saktësisht te Lille.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin portugez, Tiago Djalo kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Zikaltrit e kanë piketuar Djalo si përforcimin ideal për repartin e mbrojtjes, pasiqë Acerbi do të jetë 36-vjeç vitin e ardhshëm.

Sipas Calciomercato, Inter dhe Djalo kanë arritur marrëveshje verbale dhe në janar pritet që marrëveshja të zyrtarizohet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here