VIDEO/ Festa e zjarrtë e Lautaros dhe Thuram pas fitores me Romën

Interi triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Romës dhe mori kryesimin e kampionatit, me 25 pikë të grumbulluara në 10 javët e para të kampionatit.

Autor i golit ishte Marcus Thuram, i cili realizoi në minutën e 81-të, pas një aksioni që nisi nga këmbët e Kristjan Asllanit dhe vijoi me një asist perfekt të Dimarcos.

Neroaxurët janë në super formë këtë sezon dhe tashmë janë shkëputur 2 pikë nga Juventusi dhe 3 nga Milani.

Pas ndeshjes kamerat kanë kapur festën e zjarrtë të dyshes Lautaro-Thuram, duke e dëshmuar atmosferën e mirë që po mbizotron në kampin zikaltër.

Lautaro dhe Thuram është dyshja sulmuese më e mirë në Europë për momentin me gjithsej 17 gola dhe 7 asistime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here