Revolucion te Milani: Rosonerët transferojnë katër yje në merkaton e janarit

Një përforcim për çdo repart, Milan transferon katër yje në merkaton e janarit.

Merkato e janarit do ta shikojë Milan-in të punojë për të marrë katër super përforcime për t’i vënë në dispozicion të Stefano Pioli-t për gjysmën e dytë të sezonit.

Kuqezinjtë, në fakt, po finalizojnë marrëveshjen me Juan Miranda, i lindur në vitin 2000 dhe mbrojtës i majtë i Betisit.

Duket se palët po arrijnë një marrëveshje përfundimtare për një kontratë 5-vjeçare. Ai mund të vishet falas kuqezi që nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, duke pasur parasysh skadimin e afërt të kontratës së tij me Betisin, por Milani do të donte të investonte 3-4 milionë euro për të sjellë në Milanello që në janar.

Drejtuesit e “djallit” po synojnë edhe firmën e Tiago Djalo. Qendërmbrojtësi portugez ka qenë pjesë e akademisë kuqezi më shumë se katër vjet më parë dhe më pas u përfshi në operacionin që solli Rafael Leaon nga Lille në Milano. Kontrata e tij me francezët skadon në 2024-ën dhe Milani dëshiron ta rikthejë në shtëpi.

Jo si lojtar i lirë, por menjëherë në janar me 13-14 milionë euro për të djegur konkurrencën nga Interi, Juventusi dhe Barcelona.

Carlos Alcaraz është mesfushori më cilësor në radhët e Southampton. Ai ka një klauzolë për rreth 14 milionë eurosh, e cila mund të shfrytëzohet në çdo moment, ndaj nëse te Milani vijon kriza e regjisorit, ai i argjentinasit do të jetë profili që do të ketë përparësi.

Ndërkohë, drejtuesit kuqezi po lëvizin edhe për sulmin. Serhou Guirassy, Stuttgart është emri i preferuar edhe për shkak të impaktit në Bundesligë, ku deri më tani ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 9 ndeshje.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here