Telashe në mbrojtje, Milan transferon mbrojtësin 25 milionësh

Te Milan vijon gjurmimi për të gjetur lojtarët e duhur për të përforcuar repartin e mbrojtjes.

Dëmtimi dhe operacioni që kreu Pierre Kalulu ka bërë që te klubi kuqezi të jenë vigjilentë për çdo mundësi që mund të ofrojë merkato e janarit.

Emri më i fundit që është përfolur si përforcimi i radhës i Milan është ai i mbrojtësit 23-vjeçar polak Jakub Kiwior, që luan me arsenal në Premier League.

Një personazh i njohur në Itali, pasi ka luajtur për dy sezone edhe me Spezia (43 ndeshje zyrtare).

Prej vitit 2022, Kiwior ka zbarkuar në Premier, por nuk është aktivizuar shumë nga trajneri Arteta (14 ndeshje zyrtare deri më tani), ndaj dhe është në kërkim të një aventure të re.

Polaku do të kthehej me kënaqësi në Serie A, kampionat të cilin e njeh e për më tepër të veshë fanellën kuqezi.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, te Milan po punojnë për ta marrë lojtarin në janar në formë huazimi deri në fund të sezonit, pa të drejtë blerje. Për momentin asnjë reagim nuk ka ardhur nga klubi londinez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here