Ashtu si Calhanoglu, një tjetër futbollist tradhton Milanin për Interin

Nuk mbaron me Calhanoglun, një tjetër futbollist tradhton Milanin për Interin.

Milan dhe Inter janë protagonistët kryesorë në sezonet e fundit në Serie A, duke luftuar për Scudetton.

Përveç rivalitetit në fushë, Milan dhe Inter janë rivalë edhe në merkato, ndërsa para dy viteve ishim protagonist të një tradhëtie kur Calhanoglu vendosi që t’i bashkohet Neroaxurëve.

Calcio Mercato, shkruan se rasti i Calhanoglut mund të përsëritet te Milani, pasiqë agjenti i Brahim Diaz ia ka ofruar shërbimet e 24-vjeçarit Interit.

Davy Klaassen do të largohet nga Interi në fund të sezonit dhe zikaltrit pritet të transferojnë më së paku një mesfushor.

Diaz dëshiron rikthimin në Itali, por zikaltrit janë duke vëzhguar lojtarë të tjerë si Zielinski dhe Colpani për t’i transferuar verën e ardhshme.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here