BOMBA E JANARIT: Gabigol rikthehet në Serie A

Ju kujtohet Gabigol? Disa vite më parë ishte premtimi i futbollit brazilian dhe Interi bëri një investim të rëndësishëm për ta afruar në radhët e zikaltërve në Serinë A.

Por sulmuesi rezultoi një dështim absolut në Europë dhe vetëm me kthimin në Brazil, u bë përsëri protagonist me fanellën e Flamengos.

Dhe ndonëse duket se ai brazilian është kampionati ku ai jep maksimumin, sipas mediave angleze, po ideohet një kthim i tij në Serinë A, por këtë radhë te Milani.

“The Mirror” bën të ditur se sulmuesi i Flamengos është në radarët e kuqezinjve të cilët janë zhgënjyer nga Jovic dhe duan një alternativë për sulmin i cili lë shumë për të dëshiruar në edicionin aktual.

Flamengo nuk kërkon shkëmbime por para dhe mendohet se i ka vënë një vlerë prej jo më pak se 25 milionë eurosh kartonit të tij. Tanimë mbetet të shihet në janar se si do të shkojë situata me sulmuesin 27-vjeçar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here