Dalin testet, ja kur rikthehet Pavard të luajë me Interin

Benjamin Pavard iu nënshtrua testeve instrumentale këtë të hënë në Institutin “Humanitas” të Rozzano.

Vlerësimet konfirmuan dislokim të patellës së gjurit të majtë, por asnjë dëmtim që kërkon ndërhyrje kirurgjikale. Mbrojtësi francez do të duhet ta mbajë gjurin në një pasije speciale ortopedike fiksuese për tri deri në katër javë.

Simone Inzaghi do ta humbasë ish-lojtarin e Bayern Munich deri në fund të dhjetorit. Sikurse thamë më lart, Benjamin do të duhet të mbajë gjurin e tij të imobilizuar për 3-4 javë, më pas mund të fillojë procesin e rehabilitimit dhe atletizmit. Ai mund të kthehet në fushë fundin e vitit 2023 ose fillimin e vitit të ardhshëm. Kjo në varësi të përgjigjes së fizikut të tij.

Ndalesa duhet të llogaritet midis shtatë dhe tetë javësh. Me pak fjalë, do të jetë një mungesë e gjatë, por jo siç mund të dukej në sekondat menjëherë pas dëmtimit të shtunën, në Bergamo, kur pati dhimbje të forta dhe doli me barelë nga fusha e lojës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here