Fitorja ndaj PSG-së është një manifestim i Milanit të ri.
Loftus-Cheek, Rafa Leao, Thiaw, Tomori dhe Reijnders; talent i ri i zgjedhur nga e gjithë bota, duke fokusuar gjithçka te cilësia. Mes Milanit dhe Interit, në një mënyrë antihistorike, skuadra më ndërkombëtare sot është ajo kuqezi, e cila ka një kapiten italian, por shpirt global.
Pjesa tjetër mund të vijë nga Gjermania, sepse nuk duhet të dorëzohesh kurrë në një derbi, as në vjeshtë. Tregu i transferimeve ofron mundësinë për një “ndeshje” Milan-Inter në fushë neutrale. Schalke luan në “Gelsenkirchen”, stadium i cili këto ditë nuk është një spektakël qiellor.
Skuadra e njohur gjermane rrezikon rënien nga liga e dytë në të tretën. Një moment i keq. Më interesante, për Milanin dhe Interin, është se aty luan Assan Ouédraogo, i lindur në vitin 2006, mesfushor që në moshën 17-vjeçare sfidon të rriturit. Babi i tij, Alassane, ishte ndërkombëtar i Burkina Fasos, ndërsa Assan e ka ngritur nivelin. Ai është pjesë e ekipit kombëtar gjerman për të rinjtë.
“Derbi” milanez për këtë lojtar lindi dy vite më parë, sepse Geoffrey Moncada e ka ndjekur Ouédraogo që kur ishte 15 vjeç. Assan pëlqehet për cilësitë e tij, si një mesfushor i kompletuar, me fizik të admirueshëm, i aftë për të bërë gjëra të ndryshme në fushë. Megjithatë, lajmet e javëve të fundit flasin për përfshirjen vendimtare të Interit.
Klubi zikaltër e ka ndjekur Assan për më pak kohë, por ka të njëjtën ide si kuqezinjtë: ekzistojnë pak lojtarë të datëlindjes 2006 me aftësinë e tij, për të qenë efektiv tashmë dhe i fortë, shumë i mirë në perspektivë.
Pra, shpallet “ankandi” klasik milanez për të, me projekte dhe oferta të krahasuara. Ouédraogo është një emër i lakmuar jo vetëm në Milano, por në të gjithë Evropën. “Red Bull” ka bërë një lëvizje për Leipzig, Bayern ka një dosje të hapur prej disa kohësh, Anglia po e shikon nga larg. Një vendim do të merret shpejt.