E bujshme: Thiago Alcantara transferohet në Serie A

Sirena italiane për Thiago Alcantarën. Mesfushori spanjoll ka nisur sezonin e katërt dhe të fundit me Liverpoolin.

Problemet fizike dhe dëmtimet e shumta, nuk e kanë lejuar 32-vjeçarin të përshtatet siç duhet në ishull.

Shtypi anglez shkruan se drejtuesit e The Reds nuk do ia rinovojnë kontratën që i përfundon në verën e ardhshme. Dhe mesfushori po studion alternativa të ndryshme për të vijuar karrierën.

Në Serie A nuk ka luajtur kurrë pavarësisht se ka lindur në Itali, dhe sezoni i ardhshëm mund të jetë momenti perfekt për të provuar veten në futbollin italian. Aty ku përveç Juventusit e pëlqejnë edhe zikaltrit e Interit.

Thiago ka një eksperiencë të madhe, përveç teknikës dhe klasit që zotëron, teksa ka fituar shumë trofe me Barcelonën dhe Bayern Munchen.

Prej faktit që ndodhën në emergjence në mesin e fushës, bardhezinjtë e Juventusit do të tentojnë afrimin e Thiagos që në merkaton e janarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here