E konfirmon Fabrizio Romano, Marotta pranë një tjetër super transferimi me kosto zero

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Arkitekti i Interit të ri, Beppe Marotta verën e kaluar arriti të sigurojë transferime me kosto zero si Thuram, Cuadrado dhe Alexis Sanchez, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar bombën për merkaton e verës së vitit 2024.

Sipas Calcio Mercato, Marotta verën e ardhshme synon të sjell te Interi qendërmbrojtësin e Lille, Tiago Djalo.

Qendërmbrojtësi portugez i skadon kontrata me Lille në fund të sezonit, ndërsa në garë për të janë Milani dhe Barcelona.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Inter është përfshirë në garë për Djalo-n dhe zikaltrit janë favorit për të siguruar shërbimet e portugezit, duke mposhtur edhe njëherë Milanin.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here