Fabrizio Romano lëshon bombën, Maldini drejtor sportiv tek…

    Paolo Maldini gati për aventurën e rradhës.

    Legjenda e Rosonerëve, Paolo Maldini u largua nga Milani pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit.

    Maldini u emërua drejtor sportiv te Milani në vitin 2018 dhe arriti që ta rikthejë skuadrën në majat e futbollit italian duke e fituar Scudetton.

    Përveç suksesit në Serie A, Milan sezonin e shkuar arriti në gjysmëfinalet e Champions League.

    Tani 55-vjeçari është i gatshëm për aventurën e rradhës dhe sipas ekspertit Fabrizio Romano, Maldini është kandidati kryesorë për tu emëruar drejtor sportiv te Al Itihad.

    Al Itihad është në kërkim të një trajneri dhe drejtori sportiv pas shkarkimit të Nuno Espirito.

    Maldini është duke e konsideruar seriozisht ofertën e Al Itihad dhe do të merr vendim së shpejti, shkruan Fabrizio Romano.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here