Tension te Milani: Pioli “kriset” me yllin e skuadrës, zbulohen arsyet

Vërshëllima e fundit e bilbilit në ndeshjen Milan-PSG, dëshmuam faktin e pakontestueshëm se mes Stefano Piolit dhe Teo Hernandez gjërat nuk janë më si dikur.

Gjithçka nisi në janar kur disa nga pikëpamjet e francezit në aspektin taktik dhe disa nga zgjedhjet e Piolit çuan në disa diskutime të nxehta gjatë stërvitjeve.

Paraqitjet e 25-vjeçari në pjesën e dytë të sezonit ishin jo fort pozitive edhe sepse nuk kishte më raportin e dikurshëm më trajnerin. Qortimet nga ky i fundit dhe zhgënjimi nga mbrojtësi francez ishin të dukshëm në shumë ndeshje.

Largimi i Paolo Maldinit dhe besimi se Pioli e “tradhtoi” duke mos dhënë dorëheqjen shtuan hezitimet e Teos, i cili për këtë arsye e nisi sezonin me rezerva të mëdha. Në “Olimpico” gjatë Roma-Milan ka ndodhur një përplasje verbale që shumëkush e ka harruar, por që flet shumë për një marrëdhënie të “ngarkuar” prej kohësh.

“DIMËR” NË RAPORT – Kur Pioli zëvendësoi Loftus-Çikun, Teo kërkoi hapur shpjegime duke protestuar drejt pankinës dhe Pioli u përgjigj shumë qartë: “Mos më çaj t… dhe luaj!”

Që aty e tutje vetëm përkeqësime në komunikim me kulmin në lënien jashtë të francezit për ndeshjen me Udinezen. Zyrtarisht ai kishte probleme fizike, por ai vendim ishte më shumë si një dënim për rebelizmin në rritje të shfaqur së fundmi.

Një masë disiplinore e cila mori fund në kuadër të ndeshjes MilanPSG, në fund të së cilës Pioli shkoi te lojtarët për t’i përshëndetur dhe për t’i uruar.

Dukshëm trajneri nuk ishte i qetë dhe as Teo Hernandez nuk ishte, aq sa ata u përshëndetën me njëri-tjetrin shumë ftohtësisht. Detaji nuk i ka shpëtuar më të vëmendshmëve, por ndërkohë kishte javë që për diçka të tillë flitej shumë edhe në forumet milaniste në rrjetë të ndryshme sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here