100 milionë € operacion, Dimarco largohet nga Interi

Oferta stratosferike ka arritur, Dimarco largohet nga Interi.

Mbrojtësi i Interit, Federico Dimarco po shkëlqen me zikaltrit këtë sezon duke realizuar 2 gola dhe 4 asistime në 14 ndeshje të luajtura.

Falë paraqitjeve mbreslënëse, Dimarco ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian dhe sipas raportimeve të fundit në verë mund të largohet nga Interi.

Sipas Calciomercato, Manchester City synon transferimin e Dimarcos verën e ardhshme dhe për kartonin e italianit Citizens janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro.

City gjithashtu i ka ofruar Dimarcos kontratë pesë vjeçare me pagë prej 8 milionë eurove në sezon, duke kapur kështu vlerën e 100 milionë eurove si operacion.

Dimarco konsiderohet si e ardhmja e Interit, por te zikaltrit askush nuk i shpëton rregullave të tregut.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here