Telashe në mbrojtje, Inter transferon mbrojtësin argjentinas në merkaton e janarit

Interi është i fokusuar tek e tashmja, por nuk e harron të ardhmen.

Për këtë arsye, çdo mundësi është një mundësi e mirë për të marrë parasysh talentet e rinj në mbarë botën.

Gjatë udhëtimit të fundit të Dario Baçin, krahut të djathtë të Piero Auzilios, në Amerikën e Jugut, ku ai mori pjesë në finalen e “Copa Libertadores” midis Fluminenses dhe Boka Zhuniorsit, drejtuesi ka pikasur Nikolas Valentinin.

Mbrojtësi i lindur në 2001-shin ka si sponsor Valter Samuelin që ka kontaktuar zikaltrit për t’i vendosur në dijeni të talentit.

Argjentinasi që luan me Boka Zhuniorsin vlerësohet me 6-7 milionë euro dhe është në shënjestrën e klubeve spanjolle dhe angleze.

Zikaltrit synojnë ta sjellin Valentini që në janar pas lëndimit të dyshes Bastoni-Pavard.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here