BOMBA E JANARIT: Armando Broja tek gjiganti italian

Bomba e janarit, Armando Broja transferohet në Serie A.

Nuk u preferua nga Sylvinho, por Brojës i mjaftuan pak minuta në dispozicion për të shmangur humbjen e Chelsea-t, në sfidën e çmendur kundër Man.City, ku një lëvizje e tij nxori blof të gjithë prapavijën e “qytetarëve” duke fituar një 11-metërsh.

“Bomberi” kuqezi duket se ka lënë pas plotësisht dëmtimin e pësuar gjatë grumbullimit me Shqipërinë, por drejtuesit e Chelsea nuk po nxitohen duke e aktivizuar me kujdes.

Blutë kanë investuar këtë periudhë, post Abramovic, mbi 1 miliardë euro, por sërish janë të pakënaqur, pasi trajneri Pochettino ka dhe një dëshirë të madhe, Victor Osimhen. Me transferimin e Osimhen e në merkaton e janarit, Broja do të duhet të kërkojë skuadër të re.

Sipas Calcio Mercato, nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Milani që ka shfaqur interesim për Brojën për një kohë të gjatë. Rosonerët synojnë huazimin e Brojës në merkaton e janarit me opsion blerjeje verën e ardhshme.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here