Marotta nis bisedimet: Inter transferon yllin për të cilin po flet e gjithë Italia

Inter ka gati goditjen e madhe.

Interi duket se ka nisur të mendojë menjëherë për merkaton e verës, me Marotën dhe Ausilion që po bëjnë gati listën e transferimeve.

Emri i parë në listë është mesfushori që po shkëlqen me Monzën në Serinë A, Andrea Colpani.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Beppe Marotta do të zhvillojë një takim me Adriano Gallianin për transferimin e Colpanit në Meazza.

Mesfushori po bën mjaft mirë këtë sezon duke marrë vëmendjen e shumë gjigandëve në Itali, por duket se në “pole position” është Interi.

Colpani ka realizuar 6 gola në 13 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa vlera aktuale në treg është 10 milionë euro.

Kontrata e Colpanit me Monzën skadon në vitin 2028 dhe për kartonin e tij Inter do të paguaj 20 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here