VIDEO/ KËTË NUK E KENI PARË: Si i provokoi Lautaro fansat e Juves pas golit

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, bërtiti në drejtim të Curva Sud të Juventusit pasi shënoi golin e barazimit kundër Zonjës së Vjetër, duke indinjuar tifozët vendas.

El Toro shënoi golin e tij të 13-të këtë sezon duke ndihmuar Interin të barazojë rezultatin kundër Juventusit në Allianz Stadium të dielën.

Ai festoi me inat, duke bërtitur në drejtim të Curva Sud të Bianconerëve dhe mërzitur mbështetësit e bardhezinjve, të cilët iu përgjigjën duke e fyer.

Një pjesë e madhe e turmës thërriste “scemo, scemo (budalla)”, ndërsa shokët e skuadrës së Lautaro vrapuan drejt argjentinasit për të festuar.

Dusan Vlahovic kishte kaluar në epërsi Juventusin minuta më parë, derisa 45 minutat e dytë nuk prodhuan gola, duke bërë që skuadrat të kënaqeshin me një pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here