Ja përse Camarda nuk mund të luaj ndaj Dormtundit në Champions

Në moshën 15-vjeçare e 260 ditë, Francesco Camarda u shndërrua në futbollistin më të ri që aktivizohet në elitën italiane, Serie A.

Datën 25 nëntor të vitit 2023, sulmuesi i Milan me siguri që do ta mbajë mend gjatë me trajnerin Stefano Pioli që i dha mundësinë të shkelte tapetin e San Siros në minutën e 83. Dëmtimet e shumta bën që trajneri i kuqezinjve t’i besojë djaloshit të talentuar.

Tashmë, pyetjet janë të shumta dhe të gjithë kërkojnë të dijnë nëse Camarda mund të bëhet pjesë edhe e listës së Champions League për ndeshjen delikate që kuqezinjtë luajnë ndaj Borussia Dortmund. Përgjigja është jo. Camarda nuk mund të luajë në Europë teksa rregullat e UEFA-s janë shumë të qarta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here