Derbi në merkato i takon Interit: Marotta mposht Giuntolin në garën për yllin…

Derbi i takon Interit, Marotta ia rrëmben Giuntolit objektivin në merkato.

Juventus-Inter, ishte kryendeshja e xhiros së 13-të në Serie A, e cila në fund u mbyll pa fitues.

Biankonerët dhe Neroaxurët barazuan me rezultat 1-1 dhe renditja në tabelë ngelet e njejtë, me zikaltrit në krye të Serie A.

Përveç dueleve në fushë, Juventus dhe Inter duelojnë shpeshherë edhe në merkato.

Dueli fundit në merkato është ai për qendërmbrojtësin portugez, Tiago Djalo, i cili verën e ardhshme do të jet futbollist i lirë.

Sipas Calciomercato, Marotta e ka mposhtur Giuntolin në garën për Djalo dhe se portugezi verën e ardhshme do ti bashkohet Interit me parametra zero.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here