Inter rrëmben yllin shqiptar me parametra zero

Interi kërkon të rrëmbejë talentin shqiptar.

Rocco Vata në radarët e Interit. Klubi zikaltër dërgoi përfaqësues të vetët për të ndjekur nga afër ndeshjen  të rinjve mes Lazios dhe Celtic, teksa i vëzhguari special ishte pikërisht djali i ish-kapitenit të Kombëtares Shqiptare, Rudi Vatës, i cili vesh fanellën e klubit skocez.

Vata ka kontratë me Celtic deri në fund të sezonit dhe deri tani nuk ka pranuar të rinovojë bashkëpunimin, teksa Interi është gati të përfitojë, për ta transferuar me vetëm 400 mijë euro, aq sa është dëmshpërblimi që i takon Celtic si klubi që e ka formuar futbollistin.

Mediat pranë klubit zikaltër raportojnë se Ausilio e Bacin e ndjekin prej kohësh Vatën, i cili ka tërhequr vëmendjen me aftësitë e tij teknike e fizike, ndaj janë gati t’i ofrojnë një kontratë joshëse në fund të sezonit.

Gjithsesi plani i drejtuesve të Interit duket se është ta marrin dhe ta huazojnë në të tjerë klube të Serisë A, për t’i dhënë mundësinë të fitojë eksperiencë, para se të bëjë hapin e madh, atë të veshjes së fanellës zikaltër.

Rocco Vata luan edhe me Irlandën U21, megjithatë babai i tij, ish-kapiteni i Shqipërisë, Rudi Vata, ka lënë të hapur mundësinë që i biri të veshë fanellën kuqezi në të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here