Goditje për Scudetto: Juventus transferon dyshen 120 milionëshe në merkaton e janarit

Juventus po mendon seriozisht për merkaton e janarit.

“Zonja e Vjetër” kërkon të përforcojë mesfushën pasi ka humbur shërbimet e Pogba dhe Fagioli, teksa në orët e fundit janë shfaqur në skenë edhe dy emra të rinj.

Bëhet fjalë për dyshen e Manchester United, Jadon Sancho dhe Donny van de Beek, me të dy lojtarët që janë jashtë planeve të trajnerit Erik ten Hag.

Mediet italiane kanë raportuar se “bardhezinjtë” kanë hasur pengesa sa u përket dy dëshirave kryesore, de Paul dhe Fabian Ruiz, ndaj pikërisht për këtë arsye ka kthyer fokusin nga Manchester United dhe rruga për të arritur te Sancho dhe van de Beek duket më e lehtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here