Një tjetër kryevepër nga Marotta.
Interi vazhdon të jetë shumë e dhënë pas transferimeve me parametra zero dhe duket se një tjetër lojtarë që i përfundon kontrata në verë është futur në radarët e zikaltërve.
Bëhet fjalë për portierin e Napolit, Alex Meret, i cili duket se nuk do të rinovojë me kampionët e Italisë.
Kështu, sipas SportMediaset, gardiani i “axurrëve” i është ofruar Interit verën e ardhshme.
Ai mund të jetë një alternativë “luksi” për Inzaghin, i cili duket se ka gjetur shumë siguri me Yann Sommer, i cili erdhi këtë verë nga Bayern Munich.