Komisioni i Arbitrave të Italisë (AIA) ka marrë vendimin për arbitrin e ndeshjes Napoli-Inter, Davide Massa.
Arbitri Davide Massa, ishte mjaftë i përfolur pas derbit mes Napolit dhe Interit, për shkak të disa vendimeve të dyshimta.
Ai nuk akordoi një faull pas një përplasjeje midis Lautaro Martinez dhe Stanislav Lobotka tek goli i Hakan Calhanoglu dhe nuk akordoi penallti pas një ndërhyrjeje në Victor Osimhen.
Neroaxurët arritën një fitore 3-0 ndaj kampionëve në fuqi në stadiumin “Diego Armando Maradona” të dielën në mbrëmje.
Massa la trajnerin e Napolit Walter Mazzarri dhe presidentin Aurelio De Laurentiis të tërbuar pas fishkëllimës së fundit, me të parin që nuk foli për media dhe ky i fundit u ankua te federata italian dhe komisioni i arbitrave.
Ditën e djeshme u raportua se Davide Massa mund të pezullohet për disa raunde, por ditën e sotme është marrë vendimi final.
Siç raportohet nga “Il Mattino”, Komisioni i Arbitrave (AIA) ka vendosur që Massa mos të pezullohet, por 42-vjeçari nuk do të drejtojë një ndeshje të Napolit përsëri këtë sezon.