Shkëmbim spektakolar, Onana tek rivalët e Interit

Lajm bombastik, Andre Onana rikthehet në Serie A, por tek rivalët e Interit.

Portieri kamerunas, Andre Onana bëri bujë të madhe verën e shkuar duke kaluar nga rradhët e Interit te Manchester United për 55 milionë euro.

Por Onana nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e tij me Djajtë e Kuq, pasiqë në 22 ndeshje të luajtura ka pësuar 35 gola.

Kamerunasi është në qendër të kritikave nga tifozët e United dhe drejtuesit janë në kërkim të një portieri të ri.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Manchester United do t’ia ofrojë Juventusit kartonin e Onana-s dhe 30 milionë euro në këmbim të Dusan Vlahovic.

Biankonerët janë në kërkim të një portieri dhe pritet që të nisin negociatat me United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here