Humbja në Bergamo: Milan merr vendimin për Piolin

Milan merr vendimin për Piolin pas humbjes nga Atalanta.

Milani ka dalë kokulur nga Gewiss Stadium mbrëmë duke u mundur me shifrat 3-2 përballë Atalantës.

Skuadra e Piolit ka pësuar humbjen e katërt këtë sezon në Serie A dhe tani ka shtatë pikë më pak se Juventusi dhe nëntë më pak se Interi.

Sipas së përditshmes italiane Il Giornale, drejtuesit e Milanit kanë vendosur që vendimi rreth shkarkimit apo vazhdimit të bashkëpunimit me Piolin, të merret pas ndeshjes me Newcastle.

Në rast se Milan triumfon në Angli, drejtuesit do t’ia besojnë stolin Piolit deri në fund të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here