LAJM BOMBASTIK: Thuram largohet nga Interi për €70m

Oferta stratosferike ka arritur, Marcus Thuram largohet nga Interi.

Marcus Thuram është njeri nga sulmuesit më të përfolur për momentin, falë paraqitjeve mbreslënëse me Interin.

Francezi iu bashkua zikaltërve në verë me parametra zero dhe në 21 ndeshje të luajtura ka realizuar 7 gola si dhe 10 asistime.

Falë paraqitjeve të mira çmimi i Thuram në treg ka kapur shifrën e 70 milionë eurove dhe një skuadër angleze është e gatshme ta paguaj për ta transferuar francezin në verë.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Tottenham synon transferimin e Thuram në merkaton e verës dhe Spurs janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro për kartonin e francezit.

Mbetet ta shohim nëse Inter do të heq dorë nga Thuram pas vetëm një sezoni.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here