Lajm bombastik: Milan dhe Inter shkëmbejnë yjet e tyre

Milan dhe Inter shkëmbejnë yjet e tyre.

Milan dhe Inter përveç rivalitetit në fushë shpeshherë janë protagonist me duelet e tyre në merkato.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se në verë Milan dhe Inter mund të kenë një bashkëpunim mes tyre.

Sipas Calciomercato, agjenti i dyshes Alessandro Florenzi dhe Joaquin Correa ka projektuar një shkëmbim mes tyre.

Agjenti ia ka ofruar Interit shërbimet e Alessandro Florenzit zikaltërve, pasiqë Cuadrado pritet të largohet nga skuadra në fund të sezonit.

Correa nga ana tjetër do të rikthehet në Milano, pas huazimit te Marseille dhe nuk bën pjesë në planet e Interit.

Calciomercato, shkruan se Milan dhe Inter nuk ia kanë mbyllur derën këtij operacioni dhe se në verë sipas të gjitha gjasave do të ketë shkëmbim mes tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here