Marrëveshja është arritur: Inter siguron super përforcimin e parë për merkaton e janarit

Marrëveshja është arritur, Inter siguron përforcimin e parë për merkaton e janarit.

Merkato e janarit po afron dhe disa klube duan te fuqizohen. Mes tyre edhe Interi që, sipas asaj që raportohet nga Calciomercato, zikaltrit kanë siguruar goditjen e parë.

I riu kanadez, Tajon Buchanan, është vetëm një hap kalimit tek Interi. Marrëveshja midis klubeve është arritur për shifrën e 15 milionë eurove.

Zikaltrit kanë vendosur që të sjellin Buchanan në janar, pasiqë Cuadrado i është nënshtruar operimit, ndërsa Dumfries në verë pritet të largohet nga Meazza.

Kanadezi mund të luajë si sulmues i krahut të djathtë, por edhe si mbrojtës, ndërsa së fundmi në garë për të është përfshirë edhe Manchester City, por Marotta ka mposhtur konkurencën.

Sipas Calciomercato, beteja ka përfunduar dhe Interi tani duhet të kryejë aktin final: të paguajë 15 milionë euro në arkat e Club Brugge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here