Lajm bombastik, David Alaba transferohet në Serie A

David Alaba tek gjiganti italian.

David Alaba ka pasur një sezon të vështirë te Real Madrid. Ai është veçuar për gabime të shumta, të cilat i kanë kushtuar disa herë skuadrës së Carlo Ancelottit.

I fundit erdhi të martën pasi gabimi i tij i lejoi Union Berlinit të marrë avantazhin në ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve.

Veçanërisht, austriaku është fajësuar për golat e pësuar kundër Atletico Madridit dhe Real Betisit, ndeshje në të cilat Los Blancos humbën pikë.

Shqetësimi po rritet brenda Real Madridit në lidhje me paraqitjet e Alaba, megjithëse me Eder Militao ende jashtë i lënduar, ai nuk ka gjasa të largohet në janar.

Megjithatë, ky mund të jetë sezoni i fundit për Alaban në kryeqytetin spanjoll. Sipas mediave spanjolle, Juventus synon transferimin e Alabas verën e ardhshme.

Biankonerët pritet të rikthehen në Champions dhe e kanë piketuar Alaban si përforcimin ideal për repartin e mbrojtjes.

Alaba ka kontratë me Realin deri në vitin 2026 dhe transferimi i tij pritet ti kushtoj Biankonerëve 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here