Inter nuk ka të ndalur: Zikaltrit sigurojnë dy super goditje për merkaton e janarit

Inter transferon dy yje në merkaton e janarit.

Merkato e janarit po afron dhe disa klube duan te fuqizohen. Mes tyre edhe Interi që, sipas asaj që raportohet nga Calciomercato, zikaltrit kanë arritur marrëveshje me dy lojtarë.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter ka arritur marrëveshje me Mehdi Taremin dhe Tajon Buchanan.

Dyshja sulmuese Sanchez-Arnautovic nuk jep garanci dhe Inter ka vendosur që ta sjell Taremin në janar.

Lëndimet e shumta në repartin e mbrojtes, kanë bërë që Inter ta aktivizojë opsionin Buchanan në merkaton e janarit.

Zikaltrit kanë arritur marrëveshje me Club Brugge për Buchanan dhe për kartonin e kanadezit do të paguajnë 15 milionë euro.

Sa i përket Taremit, zikaltrit kanë marrëveshje me iranianin dhe mbetet të arrihet marrëveshja me Porton.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here